Gazetarja e Klan Kosovës, Genta Gashi sot në emisionin “Weekend” ka zhvilluar një lidhje direkte nga Klan Arena, ku sonte do të mbahet dasma e shumëpërfolur e dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, Klodit dhe Elijonës.
Ajo ka sjellur detaje mbi përgatitjet dhe atmosferën që po krijohet për këtë ngjarje të veçantë.
Sipas Gentës, vendi i dasmës ka nisur të dekorohet me kujdes, duke krijuar një atmosferë festive dhe surpriza që pritet të zbulojnë dinamika interesante mes banorëve.
