Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Bes Kallaku reagon pas plagosjes së mikut të tij në protestën e Tiranës: Erjoni është në gjendje të rëndë

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 22:25
Bes Kallaku reagon pas plagosjes së mikut të tij në protestën e Tiranës: Erjoni është në gjendje të rëndë

Protesta e zhvilluar sot në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku disa persona kanë mbetur të lënduar.

Në mesin e tyre është edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili dyshohet se është goditur në sy nga një plumb gome. Për shkak të lëndimeve, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Për rastin ka reaguar edhe aktori dhe këngëtari Bes Kallaku, i cili ka bërë të ditur se i riu është mik i tij i afërt.

Përmes një postimi në Instagram, Kallaku ka shprehur shqetësimin për gjendjen e Vishkullit, duke theksuar se pjesëmarrja e tij në protestë lidhej me bindjet dhe vlerat patriotike.

“Erjoni është miku im, një ndër djemtë më të mirë që kam njohur! Nuk ka dalë në protestë se i mungon diçka, por ka dalë për vlerat patriotike që ka, për mangësitë e këtij vendi që të gjithë ne kemi 30 vjet që i shohim”, ka shkruar ai.

Në të njëjtin reagim, Kallaku ka bërë të ditur se miku i tij është plagosur në sy, duke ngritur shqetësime për seriozitetin e lëndimeve.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë përhapur pretendime se 28-vjeçari mund ta ketë humbur syrin e dëmtuar. Deri më tani, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas përditësimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, Vishkulli ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vazhdon t’u nënshtrohet ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor.

Përveç kësaj, Erjon Vishkulli njihet edhe si pjesëtar i grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe mbështetës i Kombëtares shqiptare.

kallakuerjonireagon

Më shumë nga Magazine

  • 22:47Alba Vukaj i lë të gjithë pa fjalë, shfaqet “zjarr” e veshur në të zeza!
  • 20:42Stresi publikon foto me maskë nga protesta, ka porosi për Edi Ramën
  • 19:51Alaudini dhe Olsa publikojnë foto nga shtëpia e BBVK-së, numërimi mbrapsht ka nisur
  • 18:59Gili uron renë për ditëlindje me fjalë zemre
  • 17:26Këngëtarja përlotet kur flet për humbjen e motrës së saj: Vetëm kur të martoj djalin…