Ish-gjysmëfinalistja e BBVK4, Benita Zena, ka folur për eksperiencën e saj në Big përmes një videoje në TikTok.
Teksa bëhej gati dhe realizonte grimin, Benita ka folur hapur dhe pa doreza, duke treguar se përse nuk arriti ta shfaqte anën e saj pozitive gjatë qëndrimit aty.
Sipas Benitës, formati i “Big Brother” kërkon një strategji që ajo nuk pranoi ta ndiqte.
“Bigu ka qenë eksperiencë e mirë për mua, por edhe e lodhshme. Nuk e kam treguar pozitivitetin tim sepse Bigu është një lojë ku nuk mundesh me tregu pozitivitet, veç duhet me ditë me luajt mirë një rol për me u kallëzu ‘fake’ (e shtirur), e unë nuk mundem ashtu. Bigu thjesht ma ka nxjerrë një anë temperament që e kam, por që publiku nuk ma ka njohur më parë”.
Gjatë rrëfimit të saj, ish-banorja nuk i kurseu akuzat e forta për ecurinë e formatit të këtij viti. Ajo pranoi se ka pasur momente aq të vështira sa ka menduar edhe daljen.
