Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka humbur një person të dashur nga familja, ndaj data e publikimit të këngës së re është shtyrë. “Me keqardhje ju njoftojmë se, për shkak të humbjes së një personi të dashur (familjar), data e publikimit të këngës do të shtyhet deri në një datë tjetër. Në këto momente zie, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj,” – shkruan Bay T në njoftim.

Këngëtarja u ka kërkuar ndjekësve mirëkuptim dhe i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme në këto momente të vështira.