Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Albin Kurti përmes një mesazhi, shpreh ngushëllimet familjes, për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

GD
Gazeta Demos30 nëntor 2025 në 16:42
Albin Kurti përmes një mesazhi, shpreh ngushëllimet familjes, për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Përmes një telegrami ngushëllimi, kryeministri shkroi se një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë.

“Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik”, u shpreh kryeministri.

Kurti theksoi se muzika e Shpat Kasapit ka arritur të bashkojë shqiptarë në mbarë botën, duke veçuar bashkimin e shqiptarëve të Kosovës, Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Telegrami i plotë:

E nderuar familja Kasapi, Me zemër të rënduar pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Shpatit. Një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. Tingëllon edhe e pavërtetë, aq i ri ishte dhe gjithë atë energji e mbante dhe e rrezatonte. Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik. Komuniteti artistik ka humbur njërin nga figurat më të dashura të tij, sepse secili prej tyre ka vetëm fjalë të mira për Shpatin. Muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky kontribut i tij do të mbetet përherë i pashlyeshëm. Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhashtë forcën për të përballuar këtë humbje. Me respekt të thellë, Albin Kurti

Albin Kurti

Më shumë nga Magazine

  • 15:12Afrona Dika po bëhet nënë për herë të parë
  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr”
  • 21:34Benita nuk përmbahet në pishinë, lëvizjet e saj “çmendin” fansat
  • 21:10Këngëtarja e njohur publikoi videon tronditëse ku shihet drejtori muzikorë duke e abuzuar