Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Alban Skënderaj reagon pas vdekjes së këngëtares Rinesa Qeriqi: Do të mbetesh gjithmonë një Lea e vërtetë

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 23:18
Alban Skënderaj reagon pas vdekjes së këngëtares Rinesa Qeriqi: Do të mbetesh gjithmonë një Lea e vërtetë

Këngëtarja kosovare Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin e artit Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur motra e saj, Drenisa, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e të motrës.

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirt i bardhë”, ka shkruar ajo.

Për ndarjen e saj nga jeta ka reaguar edhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili e ka kujtuar Rinesën përmes një mesazhi prekës, duke zbuluar se ajo kishte interpretuar personazhin e Leas në njërin prej videoklipeve të tij.

“Prehu në paqe, Rinesa. Edhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një ‘Lea’ e vërtetë”, ka shkruar Skënderaj.

skënderajrinesaalban

Më shumë nga Magazine

  • 22:40Ministria e Kulturës shpreh ngushëllime për vdekjen e artistes, Rinesa Qeriqi
  • 22:37Dhëndri i Kosovës në garë për James Bond, nis provat për 007
  • 17:47Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë
  • 13:26Zbulohet zyrtarisht data e nisjes së BBVK5
  • 20:21“Shpirti jem i mirë”, Laureta thyen heshtjen pas humbjes së Laurentit