Komediani dhe aktori britanik Russell Brand (51) po përballet me akuza për përdhunim dhe sulm seksual, dhe dy gra të tjera kanë dëshmuar në një gjyq në Londër duke e akuzuar atë për sulm seksual.
Njëra pretendon se e ka tërhequr zvarrë në tualetin e një bari në Londër në vitin 2004 dhe e ka detyruar të kryejë seks oral, ndërsa tjetra pretendon se e ka mbështetur pas një muri, e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme dhe e ka puthur pa pëlqimin e saj ndërsa punonte në stacionin radiofonik Choice FM
Brand i mohon të gjitha akuzat , raporton Daily Star.
Gruaja e parë, e cila punonte për MTV në kohën e sulmit të dyshuar, tha se e takoi Brandin në vitin 2004 në një festë ditëlindjeje në barin Nordic në lagjen Soho të Londrës. Ajo donte ta takonte sepse e kishte parë në televizion dhe mendonte se ishte qesharak, por ajo pretendon se ai e sulmoi pas më pak se një minute bisede.
“Ai më kapi gjoksin në mes të një bisede. Më kujtohet ajo buzëqeshja e çuditshme, pothuajse maniakale në fytyrën e tij. Isha plotësisht e tronditur”, tha ajo në një intervistë policore, regjistrimi i së cilës iu transmetua jurisë. Sipas saj, Brand më pas e kapi për krahu dhe e tërhoqi zvarrë në banjo, ku e kyçi derën dhe e detyroi të kryente seks oral.

