Prej javësh po qarkullojnë zëra se në Big Brother VIP Kosova 4 mund të ndodhë një nga ballafaqimet më të shumëpritura nga publiku: ai mes sipërmarrësit Fisnik Syla dhe këngëtares Fjolla Morina.
Arsyeja është e thjeshtë — Fjolla, aktualisht një ndër banoret më të komentuara të këtij edicioni, ka qenë dikur e martuar me Fisnikun, ndërsa historia e tyre është shoqëruar me një sërë ngjarjesh, deklaratash dhe polemikash që u bënë pjesë e mediave dhe rrjeteve sociale, për të përfunduar më pas me ndarje.
Derisa brenda shtëpisë së BBVK, Fjolla nuk ka folur ende hapur e në detaje për këtë periudhë të jetës së saj, jashtë mureve të shtëpisë kanë nisur spekulimet. Në prapaskenë përflitet se produksioni po shqyrton mundësinë e një ritakimi të mundshëm mes saj dhe Fisnik Sylës, çka do të sillte padyshim emocione, tension dhe kuriozitet të madh te publiku.
