Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar se dy vullnetarë francezë janë vrarë në Ukrainë nga një sulm rus.
Macron e quajti sulmin si “të mjerë” ndërsa ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne, është zotuar se Rusia do të përgjigjet për krimet dhe “barbarinë e saj”.
Për vrasjen e dy vullnetarëve francezë ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se terrori rus nuk njeh kombësi e kufij.
“Punonjësit e guximshëm francezë ndihmuan njerëzit dhe ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për humanizmin e tyre”, tha Zelensky, shkruan BBC.
Rusia po vazhdon sulmet e tyre masive me dron në Kherson e qytete të tjera të Ukrainës, ku në 24 orët e fundit raportohet për dy persona të vrarë e gjashtë të plagosur.