Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lumir Abdixhiku mobilizon strukturat e tij në Prishtinë: Koha jonë po vjen

    28/02/2024 23:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Koha jonë po vjen”, ka paralajmëruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, teksa të mërkurën ka mbledhur strukturat partiake në Prishtinë.

    “Pesë degë, një rrugë, një qëllim”, ka nisur përshkrimin e këtij mobilizimi Abdixhiku, duke thënë se “rritjet e LDK-së”, i vënë kundërshtaret përballë.

    “Sonte, thirra në takim strukturat udhëheqëse të 5 degëve. U bëmë bashkë si përgjigje ndaj thirrjes për organizim të gjerë partiak; si domosdoshmëri e zgjerimit të aktivitetit në terren në këtë vit të rëndësishëm zgjedhor nacional. Takova Kryesitë e Degëve, Kryetarët e Nëndegëve, Deputetët e Kuvendit të Kosovës me bazë në Kryeqytet. Takova një ekip të shkëlqyeshëm, profesionistë të vërtetë, politikanë të pastër e të ndershëm, aktivistë me plot vullnet për të lënë një shenjë. Me të tillë, njeriu mburret të ndajë një rrugëtim bashkë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    “Natyrisht, përbashkimi ynë, rritjet tona, punët e mbara që i bëjmë, na i vënë kundërshtarët përballë. Aty bëhen të gjithë bashkë kundër nesh; sikurse tash, sikurse bëheshin gjithherë. Aty provojnë besimin e votuesve të Kryeqytetit për LDK-në, ta rrëmbejnë në tavolinë. Çfarë s’kuptojnë është se koha e një politike të tillë ka marrë fund! Nuk do t’i lëmë ta bëjnë këtë politikë model në Prishtinë”.

    Kreu i LDK-së, parti politike që qeverisë me Prishtinën ka shtuar se “Prishtina dhe Lidhja Demokratike kanë rigjetur veten”.

    “Tani është koha që këtë lidhje ta forcojmë në gjithë vendin”, ka shtuar Abdixhiku.

    Më tutje, ai kishte kritika edhe ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, duke thënë se Kosova nuk duhet të mbetet “peng kolektiv” që Abdixhiku e quan si “çmenduri politike populiste”.

    “Prandaj, përgjatë gjithë vitit do të jemi në terren. Në çdo lagje, në çdo hyrje, në çdo shtëpi të Prishtinës. Të flasim zëshëm, bindshëm, dhe me mburrje se formacioni i vetëm pavarësist në vend, është adresa e vetme e normalitetit dhe zhvillmit. Se ky vend, s’duhet të jetë peng kolektiv i një çmendurie politike popullsite që nxitë vetëm frikë, zymtësi e tension. Ne kemi nevojë për zhvillim. Kemi nevojë për maturi. Kemi nevojë për rrugëtim euroatlantik. Kosova ka nevojë për “Rrugën e Re”- programin më ambicioz politik në vend. Në momente kritike politike, aktivizimi ynë politik bëhet domosdoshmëri. Në momente kritike politike, mbështetja për LDK-në është domosdoshmëri”, ka thënë Abdixhiku

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami: Do të marrim pjesë në çdo seancë konstituive

    Manaj kërkon respektim të Kushtetutës: Të mos shkelet rendi i ditës në Kuvend

    Pas PDK-së edhe LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë

    Të Fundit

    Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për ta vazhduar seancën konstituive

    Alarmi për bombë, Berisha: Mund të bëhen të vërteta kur s’ka institucione për një kohë të gjatë

    Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë

    Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

    Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.