Pas “prime-t” të kaluar banorët janë argëtuar dhe kanë shijuar muzikën në oborrin e shtëpisë së “BBVA”.
Biseda, vallëzime e shumëçka ndodhi mbrëmë.
Një video është bërë virale, ku Kiara ka qëndruar afër Kristit.
Një deklaratë e saj u ka rënë në sy shumë ndjekësve.
Në një moment, teksa Kristi po qëndronte vetëm, Kiara afrohet pranë tij duke kërcyer.
Duke qeshur, Kiara drejtohet nga Kristi duke i thënë që nuk i rrihet me asnjë person tjetër përvec atij. Kristi duke qeshur i përgjigjet: “po, normal”.
Ndërsa, Luizi tha se do të largohet nëse Kiara eliminohet në nominim kundër Oltës.