Kur në luftë iu kërkua t’i dilnin zot vendit, nuk refuzuan. Por tash në liri, kur këta kanë nevojë, konsiderojnë se shteti ua ktheu shpinën.
Në mungesë të mbështetjes institucionale, disa veteranë u rreshtuan t’i dalin në ndihmë vetë komandantit të tyre, Kadri Avdiu, i cili u përball me telashe shëndetësore, raporton Klan Kosova.
Një tjetër ka 5 vjet që ka marrë një ndihmë nga shteti, por dyfishin u desh ta sigurojë vetë.
Madje, ai nuk e di as kujt t’i drejtohet, meqë thotë se shpresa i ka vdekur krejt.
Nga Organizata e Veteranëve të Luftës u tha se pothuajse nga secila komunë, minimalisht brenda vitit, drejtohen 20 kërkesa për ndihmë financiare shëndetësore.
Meqë këto nuk po merren parasysh, veteranët janë demotivuar nga kërkesat për ndihmë.
Klani ka nisur pyetje në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë, por të njëjtët thanë se kjo kompetencë është e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.