Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi para disa dite udhëtoi në Arabinë Saudite me familje dhe kjo nuk i pëlqeu aspak klubit të Paris Saint-Germain.
Përmes rrjeteve sociale, Lionel Messi ka bërë një reagim në lidhje me këtë temë, që tashmë është diskutuar edhe për një dënim të mundshëm të klubit parisien.
“Mendova se do ta kishim një ditë pushim, se gjithmonë pas ndeshjeve. E kishta organizuar këtë udhëtim dhe s’mund ta anuloja”, ishin fjalët e parë të yllit argjentinas.
Messi përmes kësaj videoja i ka kërkuar falje gjithë bashkëlojtarëve dhe klubit, kurse thotë se pret vendimin e PSG-së.
“I kërkoj falje shokëve të mi dhe jam duke pritur se çfarë do të bëjë klubi me mua”, përfundoi Messi.
Leo Messi statement 🚨🇦🇷 #Messi
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 5, 2023
“I thought we were going to have a day off after the game as always. I had this trip organized and I couldn't cancel it. I had already canceled it before…”.
“I apologize to my teammates and I'm waiting for what the club wants to do with me”. pic.twitter.com/GBuarEgwSl