Lindon Emërllahu është bërë sensacion me skuadrën e Ballkanit, pasi ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjet, qëkur debutoi.
Forma e tij e mirë nuk ka lënë pa u vërejtur nga kombëtarja e Shqipërisë dhe e Kosovës.
Drejtori i Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka bërë të ditur se Emërllahu ka refuzuar Shqipërinë për Kosovën
Sadiku shtoi se trajneri i Shqipërisë, Alban Bushi, ka insistuar me doemos ta ketë në skuadër Emërllahun.
Ndryshe, Emërllahu ka shpërthyer këtë sezon, duke luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet për skuadrën nga Suhareka, teksa debutoi edhe në Ligën e Konferencës.