Transfermarkt ka bëre përditësimin e fundit në Superligën e Kosovës, duke vendosur vlera të reja për klubet dhe lojtarët, shkruan Demos Sport.
Pas përfundimit të sezonit 2022/23 dhe afrimit të nisjes së sezonit të ri, klubet tashmë kanë kryer thuajse të githa transferimet në hyrje dhe dalje.
Gjatë kësaj kohe Transfermarkt ka bërë përditësimin e fundit te vlerësimeve per klube dhe lojtarë, duke mos anashkaluar edhe Superligen e Kosovës.
Sipas Transfermarkt, klubi FC Ballkani konfirmohet si ekipi me i vlefshëm në Superligën e Kosovës, me një vlerë prej 5.45 milionë euro, duke lënë mbrapa Dritën me vlerë 3.95 milionë euro dhe Llapin në vendin e tretë me vlerë 3.53 milionë euro. Perveq këtyre ekipeve, rritje kanë pasur edhe futbollistët, duke pasur tashme çmime të mira ne treg për shitje.
Lojtari më i vlefshëm në Superligën e Kosoves është sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, i cili është vlerësuar plot 600 mijë euro, duke pasur një rritje prej 250 mijë eurosh.
Pas Rrahmanit i dyti renditet Lindon Emërllahu me vlere, 550 mijë euro.
Ndërsa në vendin e tretë është Dellova me shumën 450 mijë euro, ku është lojtari i tretë me vlerën më të madhe në ekipin suharekas.
Korenica zë vendin e katërt në këtë ekip me vlerë 350 mijë euro.
Pas Korenicës renditen Armend Thaqi, Edvin Kuc dhe Nazmi Gripshi me vlerë prej 325 mijë euro.
Ndërsa Qëndrim Zyba ka vlerën prej 300 mijë euro.