Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Letra e dorëheqjes së Hodajt nga FFK: Akuza Agim Ademit për skandale, kërcënime e presione në kombëtare

    16/03/2025 21:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Taulant Hodaj u largua nga Federata e Futbollit e Kosovës, por letra e dorëheqjes së tij e ka një përmbajtje të “tmerrshme” për futbollin e Kosovës. 

    Besoni ose jo, Hodaj i përmendë Ademit presione ndaj futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, kërcënime brenda kampit, keqmenaxhimin që po i humb shumë lojtarë Kosovës, rreshtimin e Ademit në UEFA e FIFA me shtete që s’e njohin Kosovën dhe e akuzon për sabotim me qëllim që Kosova të mos e fitoj rastin në CAS ndaj Rumanisë.

    Para dy ditësh një ngjarje e bujshme ndodhi me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) pasi Taulant Hodaj përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook njoftoi me dorëheqjen e tij nga shtëpia e futbollit.

    Hodaj viteve të fundit punoi si ushtrues detyre i sekretarit të FFK-së dhe pastaj si shef i zyrës ligjore të saj. Konsiderohej si njëri prej personave kyç që e kishte nxjerrë FFK-në nga disa situata shumë të vështira viteve të fundit, në të cilat i rrezikohej pozita edhe presidentit të saj, Agim Ademi, pas së cilit në futbollin kosovar Hodaj shihej si njeriu i dytë për nga roli e ndikimi brenda FFK-së dhe në raport me UEFA-n, FIFA-n e institucionet e shtetit.

    Në njoftimin publik të largimit nga FFK, Taulant Hodaj, e kishte dhënë një dozë kritike për FFK-në. Mirëpo, ajo çfarë shkroi Hodaj në Facebook është krejt e vogël në krahasim me përmbajtjen e dorëheqjes që Hodaj ia ka dërguar Agim Ademit dhe FFK-së.

    Në fakt, nga FFK ka rrjedhur emali i dorëheqjes së Hodajt, e të cilin e ka publikuar Gazeta Express, që e ka kontaktuar Hodajn. Ky i fundit e konfirmoi dërgimin e dorëheqjes me email dhe me arsyetimet e tij, por pa dashur të komentojë më shumë.

    Hodaj ia përmend Ademit kërcënimet në kombëtare, presionet ndaj lojtarëve të kombëtares dhe humbjen e shumë lojtarëve nga keqmenaxhimi!

    Mirëpo, emaili me dorëheqjen e tij e ka një përmbajtje tronditëse. Kjo pasi Hodaj në email, në mesin e arsyeve të dorëheqjes, i ka përmendur ndërhyrjet e FFK-së brenda ekipit kombëtar, e besoni ose jo, Hodaj i përmend edhe kërcënimet brenda kampit kombëtar dhe presionet ndaj futbollistëve të Kombëtares së Kosovës.

    Alarmues është edhe fakti se Hodaj ia përmend Agim Ademit edhe humbjen e futbollistëve të shumtë nga Kosova drejt shteteve tjera, si rezultat i keq-menaxhimit, e që sipas Hodaj, FFK nuk e shfrytëzon mundësinë e ndaljes së atyre lojtarëve.

    “Dobësimi i Kombëtares përmes menaxhimit të papërgjegjshëm: Ndërhyrje të panevojshme në ekipin kombëtar dhe presionet mbi lojtarë; Sjelljet e papranueshme dhe kërcënimet në ambientet e skuadrës së Kombëtares; Mungesa e infrastrukturës dhe kushteve bazë për zhvillimin profesional të zinxhirit të kombëtareve; Lejimi i largimit të lojtarëve të Kombëtares për shkak të menaxhimit të keq dhe mos përdorimi i të drejtës së FFK-së për t’i kundërshtuar pranë organeve kompetente”, shkruan Hodaj në dorëheqje.

    Hodaj Ademit: Qëllimisht e dëmtove procesin e Kosovës në CAS ndaj Rumanisë

    Një tjetër pikë kritike që Taulant Hodaj e përmend në dorëheqjen dërguar Agim Ademit dhe FFK-së është beteja mes Kosovës dhe Rumanisë në Gjyaktën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

    Në letër Hodaj e akuzon Ademin për dëmtim të qëllimshëm të procesit, në disfavor të Kosovës, për shkak që nga lista e dëshmitarëve i kishte hequr futbollistët dhe selektorin e Kombëtares, e madje edhe Hodajn.

    “Sabotimi i rastit në CAS Lozanë kundër Rumanisë: Përkundër paralajmërimeve me shkrim të mia dhe të avokatëve italianë që përfaqësojnë rastin, qysh në fillim keni hezituar dhe vendosni pengesa të pashpjegueshme, tani së fundi keni vendosur të hiqni nga dëshmia dëshmitarët kryesorë – lojtarët, trajnerin dhe mua – duke dobësuar qëllimisht çështjen. Ky veprim i ka dëmtuar rëndë shanset e Kosovës për të arritur drejtësi dhe për t’i mbrojtur futbollistët dhe ekipin kombëtar nga padrejtësitë e dokumentuara”, shkruan Hodaj në letrën dërguar Agim Ademit.

    “Cili “interes kombëtar” mund të shtyjë të dobësohet rasti i Kosovës në CAS në këtë formë? Dy vite më parë, pas incidentit të rëndë në Rumani, FFK publikisht ishte deklaruar që është dërguar çështjen deri në CAS. Megjithatë, pa asnjë srsye të argumentuar vendos të mos e procedoni ankesën dhe nuk më lejuat të vazhdoj më tej”, thuhet në letër.

    Hodaj akuzon Ademin për rreshtim të tij në UEFA e FIFA me shtete që nuk e kanë njohur Kosovën: “Vendimmarrje që bien ndesh me interesat kombëtare”

    Ish bashkëpunëtori i afërt i Agim Ademit, me të cilin bashkë ishin edhe në UEFA e FIFA, e ka kritikuar kreun e FFK-së për rreshtim të tij në UEFA e FIFA me vendet që janë kundër interesit kombëtar të Kosovës. “Rreshtimi i FFK-së me shtete që nuk e njohin dhe madje e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës në votime dhe vendime të ndryshme në UEFA dhe FIFA është i papranueshëm. Këto veprime dëmtojnë drejtpërdrejt Kosovën dhe minojnë mbështetjen e federatave që kanë avokuar dhe votuar për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.”, thuhet në dorëheqjen e Hodajt dërguar Ademit.

    Hodaj Ademit: Imazhi i futbollit dhe FFK-së është dëmtuar brenda dhe jashtë Kosovës

    Ndërkohë, në letrën e dorëheqjes, Hodaj ia bën me dije Agim Ademit se imazhi i futbollit dhe FFK-së është dëmtuar rëndë “në raport me sportistët, opinionin publik, institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare të futbollit”.

    Ai ka thënë se Kosova ka shumë talent dhe se ata, bashkë me klubet, meritojnë “një udhëheqje dinjitoze nga institucioni i futbollit”, duke e akuzuar FFK-në për menaxhim joprofesional. Ai potencon se rasti i tij të shërbej për reflektim dhe ndryshim të FFK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Shtyhet pësëri finalja e Kupës së Kosovës, shkak u bë një arsye e veçantë

    FFK merr masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve: Ademi kërkon veprim konkret nga Këshilli Mjekësor

    Kjo është gjendja shëndetësore e futbollistit Oltion Bilalli

    Të Fundit

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

    Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.