Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ftuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, që të raportojë në Kuvendin e Kosovës, mbi ecurinë e dialogut, shkruan GazetaDemos.
Sipas LDK-së, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje me Serbinë, që nuk ka njohje.
“Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale. LDK, po ashtu, kërkon raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut. Injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin.”, është bërë e ditur në komunikatë.