Lajme

LDK forcon listën për Kuvendin Komunal: Shukrije Maxharraj Shala i bashkohet ekipit të Xhafer Tahirit në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpriti Shukrije Maxharraj Shala si kandidate për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, në ekipin e kandidatit për kryetar, Xhafer Tahiri.

“E diplomuar në ekonomi dhe me mbi 10 vite përvojë profesionale në fushën e ekonomisë dhe financave, znj. Shala përfaqëson një profil të denjë të gruas vushtrriase – profesionale, e përkushtuar dhe aktive në jetën qytetare. Si nënë shembullore dhe qytetare e angazhuar, ajo sjell me vete vlera të mirëfillta që e pasurojnë listën tonë dhe i japin zë një përfaqësimi të drejtë dhe të denjë në Kuvendin Komunal”, thuhet në njoftim. 

Njoftimi i plotë:

Mirë se vjen znj. Shukrije Maxharraj Shala 

E diplomuar në ekonomi, profesioniste me mbi 10 vite përvojë në ekonomi dhe financa, nënë shembullore dhe qytetare aktive, znj. Shukrije është një vlerë e shtuar për listën e LDK-së për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë. 

Znj. Shala është e lindur në Cerrce vendlindja e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, tani me banim në Stanoc të Epërm, ajo përfaqëson dy familje me vlera të mdha njerëzore e kombëtare. 

👩‍💼 E zonja në profesion, e drejtë në vlerë, sepse me profesionist, Vushtrria fiton dinjitetshëm!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button