LajmeZgjedhjet 2025

LDK ‘e dridh’ Lipjanin, tubim masiv me mijëra qytetarë, Adixhiku plot entuziazëm: Lipjani është i yni

Në kuadër të fushatës zgjedhore, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sonte tubimin qendror të Degës, në palestrën sportive, e cila u mbush me mijëra qytetarë që treguan entuziazëm të jashtëzakonshëm për kandidatin e tyre, kryetarin e deritanishëm, Imri Ahmeti, shkruan GazetaDemos.

Përveç përkrahjes masive, Imri Ahmeti sonte pati edhe përkrahjen e pakursyer të kryetarit të tij, Lumir Abdixhiku.

Në fjalën hyrëse të tij, ai mbeti komplet pa fjalë nga brohoritjet e mëdha më Ahmetin e LDK-në në Lipjan.


”Lipjani e paska ndarë mendjen tashmë. Lipjani paska vendosur gjithçka. Lipjani sonte po fliska qartë; Fitore më 12 tetor”, tha Abdixhiku.

Ai u shpreh i bindur, e i vendosur në fitoren e tyre më 12 tetor.

”Kënaqi e veçantë dhe krenari të jemi sonte këtu, në mesin tuaj, në mesin e mijërave mbështetësve që kushtërojnë fort, kushtrojnë me zemër, kushtëroj për Lidhjen Demokratike të Kosovës shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës. Ne jemi LDK, Lipjani është qyteti ynë. Kështu ka qenë në tri mandate, ështu do të mbetet sërish”, u shpreh i bindur ai.

Abdixhiku e vlerësoi më fjalët më të mira Ahmetin, duke shprehur mirënjohjen e pakushtë për punët e kryera nën emblemën e LDK-së në Lipjan.

”Si Lipjani duhet ta bëjmë të gjithë Kosovën, dhe nëse dikush kërkon të shoh se çka është qeverisje e mirë, le të vijë në Lipjan. Nëse dikush kërkon të shoh se si një komunë shndërrohet nga një qytet periferik në qendër të zhvillimit, le të vijë në Lipjan. Nëse dikush dëshiron të shoh se si punihet, le të vijë në Lipjan”, tha ndër tjera Abdixhiku.

Pamje LIVE:

Artikuj të ngjashëm

Back to top button