Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
24-vjeçarja është e treta në botë në kategorinë deri 63 kilogramë, shkruan koha.net
Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti brazilianen Nauana Silva. Ndaj 22-vjeçares fitoi me Ippon të bukur.