Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është vetëm një hap larg sigurimit të medaljes së bronztë në Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Linz të Austrisë.
Në gjysmëfinale, Fazliu u përball me japonezen So Morichika, por nuk arriti të kalojë në finale, duke u mposhtur nga kundërshtarja e saj.
Tani, në kërkim të medaljes së bronztë, Laura do të ketë punë me holandezen, Joni Geilen.
Blloku final i garave nis nga ora 17:00, ndërsa ndeshja e Fazliut është e dyta në renditje