Sport

“Last Dance” për Deschamps, Mbappe bën postim emocionues për të

Sonte do të jetë ndeshja e fundit e Didier Deschamps si trajner i Francës.

Ai i jep fund epokës 14-vjeçare si selektor, ku padyshim ishte një e suksesshme.

Para ndeshjes së sotme për vend të tretë kundër Anglisë, Kylian Mbappe bëri një postim emocionues për të, ku e falënderon edhe për mundësinë që i kishte dhënë atij që nga debutimi i tij.

“Ti që na dhe kaq shumë. Duhet të të kishim ofruar një fund më të mirë, por dështuam. Të përshkruajë me fjalë atë që solle gjatë 14 viteve është shumë e vështirë, aq shumë ishe një aktor i madh në ringjalljen e këtij ekipi. Njerëzit nuk kanë ditur gjithmonë ta vlerësojnë madhështinë tënde, por koha dhe historia do të kujdesen për këtë… Faleminderit që më dhe mundësinë dhe shansin të përfaqësoj vendin tim në skenën më të madhe për kaq shumë vite. Ndihem i privilegjuar që kam qenë në gjendje të qëndroj përkrah një prej legjendave më të mëdha të vendit tonë dhe ruaj vetëm kujtime të shkëlqyera për gjithçka që përjetuam dhe arritëm së bashku. Të uroj më të mirat në aventurën tënde të re dhe të falënderoj përsëri për gjithçka që solle në këtë fanellë që do të thotë kaq shumë për ne”, u shpreh Mbappe.

Deschamps, pati sukses me Francën ku fitoi Botërorin në vitin 2018 si dhe arriti finalet e Euro 2016 dhe të Botërorit të kaluar.

Mbetet të shihet se a do ta mbyllë këtë edicion me medaljen e bronztë, pasi do të përballet me Anglinë në orën 23:00 në “Miami Stadium

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button