Pas më shumë se 7 orë bllokadë, Policia e Kosovës ka larguar barrikadat nga rruga kryesore që të çon në drejtim të Shtërpcës.
Serbët lokal vendosën goma, e i dogjën ato pas plagosjes së dy qytetarëve serbë nga një qytetar nga Kaçaniku, i cili po lëvizte me makinë në atë drejtim.
Pak orë pas rastit, ai u arrestua nga Policia e Kosovës, me çrastë iu konfiskua edhe arma që dyshohet se u përdor në veprën penale, si dhe veturën me të cilën po qarkullonte.