Drejtori për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, ka qëndruar për vizitë në Kosovë më 10 dhe 11 gusht .
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë tha se Reiffenstuel u ka me udhëheqësit politikë në Kosovë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun.
“Në Mitrovicë, ai zhvilloi takime me përfaqësues të partive të serbëve të Kosovës dhe të shoqërisë civile. Gjithashtu mbajti një takim me Komandantin e KFOR-it”.
“Në takimet e tij me aktorët politikë të Kosovës, ai theksoi nevojën për respektimin dhe zbatimin e plotë të vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim për t’i dhënë fund ngërçit politik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.