Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zyra e BE-së: Të mos ndërhyhet e sulmohet Gjykata Kushtetuese e Kosovës

GD
Gazeta Demos12 shtator 2025 në 12:16
Zyra e BE-së: Të mos ndërhyhet e sulmohet Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Kosovë Nikola Gaon, ka thënë se roli i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është që të interpretojë dhe të garantojë përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës.

Gaon tutje ka thënë se aktorët politikë dhe krerët e institucioneve duhet të respektojnë dhe të përmbahen nga çfarëdo interference të padrejtë në punën e gjyqësorit, përfshirë edhe sulmet personale.

“Është detyrë e të gjithë aktorëve dhe institucioneve politike të Kosovës që ta respektojnë këtë rol dhe të përmbahen nga çdo formë ndërhyrjeje e padrejtë në punën e gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë sulmet personale”, ka thënë Gaon për Gazetën Express.

Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Prishtinë ka thënë poashtu se përgjegjësia për zgjidhjen e bllokadës bie mbi partitë politike, të cilat mund të zgjidhin atë përmes kompromisit, duke u mbështetur në karakterin demokratik dhe shumetnik të Kosovës.

“Përgjegjësia për zgjidhjen e një ngërçi politik bie para së gjithash mbi të gjitha mbi të gjitha partitë politike, të cilat mund ta shmangin ngërçin përmes dialogut dhe kompromiseve për të kapërcyer bllokimin institucional dhe për të mbështetur karakterin demokratik dhe shumetnik të Kosovës”, ka përfunduar Gaon.

Më shumë nga Lajme

  • 18:51Zhvillimet në LDK, vjen reagimi i Ahmetit
  • 18:43"Abdixhiku tregoi dyfytyrës", Ymeri: Në kat të tretë tha 'Jo,' për dorëzim të mandatit, në kat t'parë tha 'dorëzoni mandatin
  • 18:41Ky ishte veprimi i Kurtit pas takimit me Abdixhikun
  • 18:38A po shko vendi drejt zgjedhjeve, flet Abdixhiku
  • 18:28Abdixhiku deklarohet pas takimi me Kurtin, ja se çka tha