Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ZRRE: Gjykata sot refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 15:11
ZRRE: Gjykata sot refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se sot, më 09.07.2025, ka pranuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë në dy raste të ndara, me të cilat është refuzuar kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të publikuar nga ZRRE më 12 mars 2025.

Kërkesat për masën e sigurisë janë parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës (SHPK).

ZRRE pohon se në arsyetimin e saj, Gjykata ka theksuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë:

• Promovon konkurrencë më të madhe ndërmjet furnizuesve,

• Nxit presion për çmime më të ulëta dhe shërbim më cilësor për konsumatorët,

• U mundëson furnizuesve të ofrojnë oferta më të favorshme dhe zbritje,

• Rrit efikasitetin në sektorin energjetik, duke nxitur kompanitë të menaxhojnë më mirë kostot dhe të ofrojnë shërbime më të besueshme – në interes të konsumatorëve dhe publikut në përgjithësi.

“Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar provat e paraqitura nga paditësit, përfshirë formularët e deklarimit vjetor për tatimin në të ardhurat e korporatave, dhe ka konstatuar se bizneset në fjalë nuk kanë dëshmuar se kanë më pak se 50 punëtorë, ndonëse kanë vërtetuar qarkullim vjetor nën 10 milion euro. Në mungesë të përmbushjes së të dy kritereve njëkohësisht, Gjykata ka konstatuar se ZRRE ka vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Tutje, ZRRE rikujton se obligimet ligjore që dalin nga Neni 3 pika 1.72 dhe neni 37 i Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, i cili është në fuqi që nga viti 2016 dhe përcakton qartë se ndërmarrjet ekonomike që kanë më shumë se 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor, nuk kanë të drejtë për furnizim me shërbim universal, dhe duhet të furnizohen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

“ZRRE fton të gjitha bizneset që i plotësojnë kriteret ligjore për të dalë në treg të hapur, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për gjetjen e Furnizueseve që të furnizohen me energji përmes tregut të lirë, duke shfrytëzuar përfitimet që sjell konkurrenca”, vijon njoftimi.

Po ashtu, në komunikatë tuhet se ZRRE mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke siguruar një treg të hapur, funksional dhe në përputhje me standardet evropiane.

Më shumë nga Lajme

  • 13:02KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale
  • 13:02Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet
  • 12:41Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz
  • 12:40Ambasada: Shpërbëhet Banda Krasniqi e kontrabandimit të njerëzve pas presionit të sanksioneve nga Britania
  • 12:14PK del me detaje, këto janë arsyet që e përjashtuan dhëndërrin e Thaçit nga puna