Së fundmi, pas intervistës së presidentes Vjosa Osmani, u diskutua për një rikthim të mundshëm të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Për këtë, deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha se fjalë po fliten duke shtuar se nëse e njëjta shpreh interesim, atëherë edhe partia do ta analizojë.

“Zonja Osmani sot është presidente e vendit dhe ne e respektojmë pozicionin që ajo ka. Në qoftë se ajo jep një sinjal ose ofrohet për një bashkëpunim, do ta analizojmë. Atë që e tha kryetari Abdixhiku, edhe pas takimit me Kurtin, ne nuk kemi pasur refuzim për asnjë emër”, u shpreh Zogaj.