Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë sot në vënien e gurthemelit të Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri”, në fshatin Zogaj të Vushtrrisë.
Ceremonia e organizuar nën kujdesin e Ipeshkvisë së Kosovës, nisi në orën 13:00. Sipas mëson KosovaPress, aty u tha se vënia e këtij gurthemeli shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin katolik të kësaj zone.
Për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme në fshatin Zogaj, Ipeshkvia e Kosovës ka njoftuar se Mesha e Shenjtë dhe ceremonia e pagëzimeve do të mbahen nesër, më 18 gusht, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
