Në vendin e ngjarjes dolën zjarrfikësit e Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, si dhe punonjësit e komunës.
“Falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të Kryeqytetit dhe ndërhyrjes profesionale të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, zjarri është vënë nën kontroll në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen dhe rrezikun për jetën dhe pronën përreth”.
“Po ashtu, një falënderim i veçantë për bashkëpunimin dhe koordinimin me Policinë e Kryeqytetit që siguroi perimetrin dhe menaxhoi trafikun në një zonë mjaft të frekuentuar”, thuhet në një reagim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet.