Mëngjesin e së shtunës, në Stenjevec të Zagrebit, shpërtheu një zjarr në një sallon për kujdesin e kafshëve shtëpiake. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shpëtua pronarja, e cila u gjet pa ndjenja, ndërsa nga hapësira e mbushur me tym u nxor edhe qeni i saj.
Zjarri përfshiu hapësirën afariste të vendosur në një zonë për këmbësorë. Para mbërritjes së zjarrfikësve, qytetarët tentuan ta vinin nën kontroll zjarrin përmes dritares, duke përdorur aparate për shuarje fillestare, raporton Klankosova.tv.
Më pas, ekipet zjarrfikëse hynë me forcë në sallonin e mbyllur dhe e shuan zjarrin, i cili ishte përhapur në një sipërfaqe prej rreth gjashtë me katër metra.
Pas shuarjes së zjarrit, zjarrfikësit nisën kontrollimin dhe ajrosjen e hapësirës nga tymi. Në njërën prej dhomave, të cilën zjarri nuk e kishte përfshirë drejtpërdrejt, ata gjetën pronaren e re pa ndjenja.


