Një zjarr ka përfshirë garazhin e një ndërtese në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën "Tring Smajli" në Prishtinë.
Nga zjarri janë djegur dy vetura nga të cilat njëra është djegur plotësisht kurse tjetra ka pësuar djegie të pjesshme.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, i cili tha se nga rasti nuk ka pasur të lënduar.
Bëhet e ditur se zjarri ka përfshirë edhe një motoçikletë e cila gjithashtu ka pësuar djegie të pjesshme, kurse banorët e ndërtesës janë evakuuar pasi tymi i zjarrit përfshiu ndërtesën.