Zjarri ka përfshirë një objekt në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë.

Policia ka thënë pëse nuk ka të lënduar, ndërsa zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

“Rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”