Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 21:39
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive

Shqipëria vazhdon të përballet me zjarret, edhe pse në dy ditët e fundit situata është përmirësuar dukshëm, për dallim prej ditëve paraprake.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes deri në orën 20:00 të ditës së sotme, janë evidentuar shtatë vatra zjarri, nga të cilat pesë prej tyre mbeten ende aktive.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se në terren janë angazhuar rreth 130 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

“Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë, Tiranë, Lufaj, Mirditë, Tërbun–Gojan, Pukë dhe Shashicë, Selenicë. Situata më e ndjeshme paraqitet në Tërbun–Gojan, ku era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit. Forcat operacionale vijojnë punën në terren dhe MZSH është përqendruar në mbrojtjen e banesave. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.”, thuhet në njoftim.

aktivezjarretpesë

Më shumë nga Lajme

  • 19:36"Bomani qaren, marova..", Tafë Çeku rrëfen se si i vdiq në duar dëshmori Jeton Dabiqaj
  • 19:29Çka i premtoi babai të burgosurës pasi ajo të dal nga aty?
  • 19:21Besnik Tahiri: Qeveri pa ide dhe pa vizion, me një plan legjislativ qesharak!
  • 19:15Emocionuese- E burgosura tregon se si iu larguan shoqet kur hyri në burg: M’kanë bo block
  • 18:52Shiu nuk ndalet në kryeqytet, vërshohet edhe rruga “Agim Ramadani”