Në një përditësim të situatës nga zjarret këtë pasdite, ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Ermal Nufi, bëri të ditur se Forcat e Armatosura, janë angazhuar intensivisht në operacionet për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale ai thekson se vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore në Malin e Dajtit në Tiranë dhe aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
