Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zjarret masiv në Turqi, më shumë se 3,500 qytetarë të evakuuar në Bursa, raportohet për katër viktima

GD
Gazeta Demos28 korrik 2025 në 09:50
Zjarret masiv në Turqi, më shumë se 3,500 qytetarë të evakuuar në Bursa, raportohet për katër viktima

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për shkak të dy zjarreve pyjore masive që kanë vazhduar për më shumë se 24 orë.

Ministri, Ibrahim Yumakli, bëri të ditur se 3,515 qytetarë u larguan me urgjencë drejt zonave të sigurta, ndërsa 2,300 zjarrfikës dhe shpëtimtarë janë angazhuar në përballjen me flakët, të ndihmuar nga më shumë se 850 automjete, gjashtë avionë dhe katër helikopterë.

Flakë nën temperaturat ekstreme

Temperaturat në zonë po qëndrojnë mbi 40°C, duke rritur rrezikun për përhapje të shpejtë të zjarrit. Autoritetet ende nuk kanë dhënë të dhëna të sakta mbi shtrirjen e pyjeve dhe bimësisë së djegur, por konfirmojnë se situata është kritike.

“Një pyll që digjet është si dikush që merr një armë dhe qëllon në atdheun tonë,” deklaroi ministri Yumakli, duke shtuar se do të nisin menjëherë fushata për ripyllëzimin e zonave të shkatërruara.

Katër viktima brenda pak ditësh

Një zjarrfikës humbi jetën nga një atak kardiak të shtunën në mbrëmje gjatë operacioneve në terren. Ndërkohë, tre persona të tjerë vdiqën në një aksident rrugor ku u përfshi një cisternë uji që po përdorej për shuarjen e zjarrit.

Tragjedia nuk ndalet këtu: të mërkurën, 10 punonjës pyjorë dhe vullnetarë humbën jetën në një tjetër zjarr rreth 150 kilometra në lindje të Bursës.

Alarmin në Karabuk dhe paralajmërimi për muajt në vijim Ndërkohë, një tjetër zjarr i madh pyjor në provincën rurale të Karabukut, një nga rajonet me mbulesën më të dendur pyjore në vend, vijon prej pesë ditësh, pavarësisht përpjekjeve intensive. Më shumë se 1,800 banorë janë evakuuar edhe aty.

Sipas mediave turke, zjarret në këtë zonë janë përhapur për dhjetëra kilometra, duke e bërë ndërhyrjen jashtëzakonisht të vështirë për shkak të terrënit të thepisur dhe pyjeve të dendura, që mbulojnë 72% të provincës.

3,000 zjarre që nga fillimi i verës

Sipas deklaratës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, më shumë se 3,000 zjarre pyjore janë regjistruar në gjithë territorin e Turqisë që nga fillimi i sezonit veror. Autoritetet kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar, duke paralajmëruar se situata do të mbetet në nivel alarmi deri në tetor, për shkak të valëve të të nxehtit dhe thatësirës së zgjatur që po prekin pjesë të mëdha të vendit.

Më shumë nga Lajme

  • 19:19Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Emshir të Prishtinës
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:11“Më etiketon me formulime fyese”, Tahiri kërkon nga Halil Geci ta largojë postimin për të: Përndryshe, çështjen do ta dërgoj në gjykatë
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren