Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, ka ndërmarrë veprime intensive hetimore në lidhje me një rast zjarrvënieje të ndodhur më 27 shtator 2025, rreth orës 23:30, në Lipjan.
Rasti është raportuar si zjarr në një vendparkim të një ndërtese banimi, ku si pasojë është djegur një automjet dhe janë dëmtuar disa të tjera.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.
