Një lokal i gastronomisë është përfshirë nga zjarri pasditen e së dielës në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka thënë se në bazë të dhënave fillestare, zjarri dyshohet të jetë hapur si pasojë e djegies së disa gomave jashtë lokalit.
“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisê, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth”, ka thënë Veseli.
