Sot rreth orës 05:40 të mëngjesit njësitet e Policisë së Kosovës janë njoftuar se një zjarr është përhapur në katin e tetë të një soliteri në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Menjëherë policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes. Qytetarët për shkak tymit të madh ka filluar që t’i kap panik, mirëpo pas një kohe kanë arrit që ta shuajnë zjarrin”, u shpreh ai. Qytetarët e disa kateve ndërkaq janë evakuuar momentalisht.
Nga rasti nuk ka të lënduar dhe se zjarri është shuar tërësisht.
