Një shtëpi në lagjen “Mati 1” të Prishtinës është përfshirë nga zjarri .

Në pamjet e siguruara nga një lexues i Insajderit shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, ku flakët kanë shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar.