Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së premtes në fshatin Katundi i Ri në Pejë, ku janë përfshirë nga flakët disa automjete në parkingun e një servisi. Policia ka njoftuar se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Nga flakët është dëmtuar pjesa ballore e objektit të servisit, një autobus, një kamion, një automjet pickup si dhe dy vetura të tjera, shkruan Gazeta Demos.
Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Katundi i Ri, Pejë 08.05.2026 – 03:45. Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur një zjarr, ku duke u djegur ishte një kamion dhe një autobus në parkingun e një servisi. Njësitë relevante, zjarrfikësit eksperti i zjarrit, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar: një pjesë ballore e objektit, një autobus, një kamion, një pickup dhe dy vetura. Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet, nuk ka persona të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
