Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci, ka reaguar ndaj kërkesave të fundit për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke i cilësuar ato si joetike dhe të papranueshme nga pikëpamja procedurale.
Në një deklarim publik, Rraci ka thënë se kërkesa për largimin e kryetarit të LDK-së “prej së largu”, përmes studiove televizive apo rrjeteve sociale, nuk i shërben fuqizimit të partisë.
“Këtë thirrje e bën edhe më të dobët fakti se vjen nga dy degë ku rezultati i zgjedhjeve në favor të LDK‑së është në disproporcion të madh krahasuar me fuqinë e tyre politike në komunat përkatëse. Për më tepër, kjo thirrje vjen në një kohë kur qytetarët e Kosovës presin nga klasa politike krijimin e institucioneve shtetërore. Çdo goditje e tillë ndaj lidershipit aktual të LDK‑së e dobëson pozicionin e partisë në negociatat e mundshme për krijimin e institucioneve, apo edhe në pozicionimin e saj si një opozitë e fortë” deklaron
