Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka folur për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.
"Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës e bënë të qartë pse ne, gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë “JO” propozimit të VV-së për President.
Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.", shkroi ai




