Sot, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, së bashku me kandidatet për Kuvend Komunal, Dorina Bakalli, Anila Doli, dr. Leonora Lleshi dhe Zexhina Juniku, zhvilluan një takim të hapur me qytetarët, ku u diskutuan shqetësimet dhe pritjet për të ardhmen e qytetit.
Në një atmosferë të hapur e miqësore, qytetarët shprehën problemet me të cilat përballen çdo ditë, përfshirë çështjet e infrastrukturës, mungesën e shërbimeve cilësore komunale dhe nevojën për më shumë mbështetje për të rinjtë dhe familjet.
I plotë :
Së bashku me kandidatet tona për Kuvend Komunal: Dorinen, Anilen, dr. Leonoren dhe Zexhinen, sot patëm kënaqësinë të takohemi me qytetarë.
Në këto biseda të hapura qytetaret ndanë me neve shqetësimet e tyre për problemet e përditshme që prekin jetën e tyre, si dhe pritjet për të ardhmen e qytetit tonë.
Ne prezantuam zgjidhjet tona konkrete dhe të realizueshme, të cilat synojnë zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe familjet.
Këto takime me qytetarë na japin forcë e motivim të shtuar për të vazhduar angazhimin tonë, sepse vetëm duke dëgjuar nga afër dhe duke vepruar bashkërisht, mund ta ndërtojmë një Gjakovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar.
