Pal Lekaj duke folur në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve me 28 dhjetor tha se mërgata është tepër e zhngënjyer dhe se të njëjtit nuk do të votojnë pro Qeverisë Kurti 3.
“Kur i sheh lëvizjet e Vetëvendosjes dhe përcaktimi i datës saktë me 28 dhjetor, këta mendojnë se e marrin si në vitin 2021 votën e mërgimtarëve por nëse e shohim se sa kanë ndryshuar mërgata kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe zotit Kurti mendoj që atëherë nuk duhet të shqetësohemi si Aleancë që mërgata do të vendosë për të votuar prapë Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë po e bazoj edhe në zgjedhjet lokale, dmth Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka marrë votën që e ka pritë dhe ju e dini LDK-ja sa ka dalë mirë, PDK-ja, AAK-ja, diku 16-17% kemi dal në numër të votës së përgjithshme. Edhe në bisedat me miqtë që i kam pas, ndoshta para katër vitesh ka qenë bukur vështirë me i bindë që me qenë kundër Kurtit mirëpo ata e kanë vërejt shumë sepse Qeveria Kurti i ka mashtruar mërgatën, e ka mashtruar qytetarin e Kosovës, këtë e bazoj në mos-punën e tyre. Nëse Kosova ka menduar se për këto pesë vite të kemi investime kapitale, paramendo me të gjitha këto kërkesa ka suficit buxhetor 1 miliardë e 200 milion. Një qeveri që nuk din me menaxhu paranë publike atëherë si mund t’i besohet. Nëse i marrim investimet strategjike, nuk mbahet në mend në histori, që qytetari jonë ka përfitu në këtë drejtim. Mërgata jonë është tepër e zhgënjyer dhe jam i bindur që nuk do të votojë pro Qeverisë Kurti apo pro Qeverisë Kurti 3” tha Lekaj në Blic Interview.
