Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet lokale në Maqedoni – ku po udhëheq Aleanca Kombëtare për Integrim?

GD
Gazeta Demos19 tetor 2025 në 22:12
Zgjedhjet lokale në Maqedoni – ku po udhëheq Aleanca Kombëtare për Integrim?

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) po kryeson në një sërë komunash të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet lokale, sipas përditësimeve më të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Të dhënat nga qendrat e numërimit tregojnë epërsi të qartë të kandidatëve të AKI-së në komuna si Lipkovë, Vrapçisht dhe Pllasnicë, një avantazh të gjerë në Gostivar, si dhe një garë tepër të ngushtë në Zhelinë. Në Butel, AKI kryeson ndërkohë që numërimi ende vazhdon.

Ku po udhëheq AKI? Vrapçisht – Isen Shabani Kryeson bindshëm me 87,91%, përballë 6,91% të kandidatit të VLEN-it.

Lipkovë – Erkan Arifi Në epërsi të fortë me 68,53%, përballë 29,66% të kandidatit të VLEN-it.

Pllasnicë – Alija Jaoski Me 66,11%, Jaoski prin me avantazh të qartë kundrejt kundërshtarit nga Partia Demokratike e Turqve që ka 32,21%. Rezultati është pothuajse i konsoliduar.

Gostivar – Valbon Ljimani Udhëheq me 59,29%, duke lënë pas VLEN-in me 15,30%, ndërsa E Majta ka 11,54%.

Zhelinë – Emir Sulejmani Një garë e ngushtë ku Emir Sulejmani (AKI) ka 49,43%, ndërsa Bljerim Sejdiu (VLEN) është menjëherë pas me 48,44%.

Butel (Shkup) – Isamedin Azizi Aktualisht në avantazh me 45,54%, ndërsa kundërshtari më i afërt nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO ka 33,18%.

Përveç këtyre komunave, AKI mbetet në garë edhe në disa komuna të tjera, ku numërimi i votave po vazhdon dhe rezultatet pritet të qartësohen në orët në vijim.

maqedoni e veriutZgjedhje

Më shumë nga Lajme

  • 12:43Ish-ushtari i UÇK-së që u rrah në protestë, e denoncon rastin në IPK: Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë
  • 12:29Isa Mustafa: Kosova dëshmoi pjekuri institucionale me Ligjin për Specialen dhe presidenten
  • 11:45Kryekuvendari shqiptar uron Shiroka-Pulën në misionin e saj si presidente e Kosovës
  • 11:40Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë zgjedhjen e presidentes, Shiroka-Pula mbetet kushtetuese
  • 11:39Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK’në, vetetven e shtetin- Mesazh për ish-krerët, Kosova është pranë jush