Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet, KQZ preferon 7 qershorin, Radoniqi: Datë e përshtatshme për përgatitje të plotë të procesit

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 14:59
Zgjedhjet, KQZ preferon 7 qershorin, Radoniqi: Datë e përshtatshme për përgatitje të plotë të procesit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se institucioni që ai drejton preferon datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, Radoniqi deklaroi para gazetarëve se kjo datë do të ishte më e përshtatshme për realizimin e të gjitha përgatitjeve të nevojshme për organizimin e procesit zgjedhor.

Ai theksoi se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh, ndërsa 7 qershori ofron hapësirë të mjaftueshme për përgatitje teknike dhe administrative të zgjedhjeve.

Pas zhvillimeve politike dhe dështimit të procesit për zgjedhjen e Presidentit, Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat duhet të organizohen brenda afatit ligjor.

Sipas kalkulimeve të afateve kushtetuese, duke marrë si pikënisje datën 29 prill, zgjedhjet e reja duhet të mbahen më së largu deri më 7 qershor, e cila përmendet edhe si opsioni më i mundshëm nga KQZ.

Kreshnik Radoniqi

Më shumë nga Lajme

  • 12:34Haziri: LDK-ja nuk e kundërshtoi rezolutën, pjesëmarrja në seancë dhe mosvotimi ishin akte politike
  • 12:33Kurti flet për bashkëpunimin me presidenten e re, por injoron pyetjet për kritikat ndaj Ligjit për Specialen
  • 12:10Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh
  • 12:08Babai e priste i përlotur djalin minator të dilte në sipërfaqe: Është në horizontin e fundit, 1 vit s’ka marrë rrogë
  • 12:07Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Kosova është ndërtuar mbi sakrificë e vizion