Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet e parakohshme, sot nis periudha e akreditimit për vëzhgues të partive politike, organizata e media

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 08:30
Zgjedhjet e parakohshme, sot nis periudha e akreditimit për vëzhgues të partive politike, organizata e media

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, të caktuara për 7 qershor.

Sipas këtij plani, nga dita e sotme hapet periudha për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike. Paralelisht, nis edhe procesi i akreditimit për vëzhguesit nga organizatat joqeveritare dhe përfaqësuesit e mediave.

Ky afat do të zgjasë deri më 30 maj, duke ofruar gjithsej 26 ditë për aplikim.

Në të njëjtën kohë, të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë janë të obliguara të informojnë KQZ-në nëse do të marrin pjesë apo jo në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për më tepër, deri më 7 maj, subjektet politike duhet të deklarojnë nëse synojnë të garojnë në kuadër të ndonjë koalicioni.

Ndërkohë, sipas njoftimit të KQZ-së, fushata zgjedhore pritet të fillojë më 28 maj. Kostoja totale e organizimit të këtyre zgjedhjeve vlerësohet të arrijë në rreth 10.8 milionë euro.

Zgjedhjet

Më shumë nga Lajme

  • 12:48Rama synon kreun e LDK-së: Abdixhiku do të bënte mirë të dorëhiqej
  • 12:26Kuvendi miraton formimin e komisionit Ad-Hoc për bordin e RTK-së
  • 12:24Rezultatet e testit PISA, Çeku: Po punojmë për strategjinë e re të arsimit
  • 12:10Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE
  • 12:08Muja: Kontroll 100 për qind për mishin nga Brazili