Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet e parakohshme, Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme

GD
Gazeta Demos30 dhjetor 2025 në 12:14
Zgjedhjet e parakohshme, Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme

Kosova të dielën përmbylli procesin e votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Rreth këtij procesi dhe formimit të institucioneve të reja, janë deklaruar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

Zëdhënës i kësaj ambasade ka thënë se mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme.

“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, deklaroi ky zëdhënës për Klanin.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 49.34% apo 433 mijë e 394 vota.

Vendin e dytë e zë, Partia Demokratike që ka marrë 20.98% të votave apo 184 mijë e 318 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 119 mijë e 201 vota apo 13.57%.

AAK-ja ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke marrë 5.66% apo 49 mijë e 698 vota.

Këto ishin votimet e katërta brenda vitit 2025, dy herë u votua për Kuvendin e Kosovës, ku nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk u arrit formimi i institucioneve të reja.

Po ashtu në zgjedhjet lokale u votua dy herë, rundin e parë dhe të balotazhit.

Më shumë nga Lajme

  • 13:45Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme
  • 13:29E rëndë në Shëngjin, gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova
  • 13:26Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe
  • 13:15Deliu - Kodra: Kurti paska qenë i informuar qysh në vitin 2024 për kontratën e Trainkos-it dhe ka heshtur
  • 12:58Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij marrin shtetësinë e Kosovës