Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ del me vendim

GD
Gazeta Demos3 maj 2026 në 21:08
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ del me vendim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraparë mekanizëm të ri kontrolli gjatë numërimit të votave për zgjedhjet e 7 qershorit, me synim parandalimin e manipulimeve që janë evidentuar në procesin e para gjashtë muajve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se është ndryshuar Rregullorja Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, së cilës i është shtuar një dispozitë e re.

“Konkretisht, është paraparë që pas pranimit të materialeve zgjedhore nga vendvotimet e rregullta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ-ja vlerëson situatën dhe sipas nevojës mund të vendosë rinumërimin e votave deri në 10% të vendvotimeve të përzgjedhura në mënyrë të rastësishme”, ka thënë Elezi.

KQZ-ja nuk ka ndryshuar edhe rregulloren që përcakton kriteret për angazhimin e komisionerëve. Ajo nuk lejon të angazhohen persona që janë dënuar me vendim të formës së prerë në tre vjetët e fundit, por nuk ua mohon përfshirjen në proces personave që janë nën hetime.

Në KQZ kanë thënë se çështja e përzgjedhjes së komisionerëve do të trajtohet me kujdes.

E, të mërkurën, ky institucion ka miratuar Rregulloren e re për vëzhguesit e zgjedhjeve, e cila parasheh ndalimin e certifikimit për personat që kanë probleme me ligjin.

“Personat të cilët janë të dënuar ose janë në procedurë hetimore për shkeljet zgjedhore, nuk mund të përfshihen si vëzhgues në listën e vëzhguesve të subjektit politik të certifikuar”, thuhet në nenin 4 të Rregullores për vëzhgues të zgjedhjeve.

Po ashtu, rregullorja e re obligon kryetarët e partive politike, ose personat përgjegjës, që të dorëzojnë në KQZ deklaratë me shkrim, përmes së cilës zotohen se vëzhguesit e tyre do t’u përmbahen ligjeve dhe rregullave zgjedhore.

Komisionerët merren direkt me numërimin e votave, ndërsa vëzhguesit vetëm monitorojnë procesin. KQZ-ja ka ndryshuar edhe Rregulloren për Regjistrimin dhe Votimin Jashtë Kosovës dhe me normat e reja është përcaktuar që, nëse në një qendër votimi në ambasadë apo konsullatë regjistrohen më pak se 50 votues, aty nuk do të zhvillohet votimi fizik. Në këtë rast, votuesit kalojnë automatikisht në votim përmes postës dhe njoftohen nga institucionet përkatëse.

Zgjedhjet e 7 qershorit do të jenë të tretat parlamentare brenda një viti e gjysmë.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 14:40Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekës miraton rendin e ditës, mbledhja me dyer të mbyllura
  • 14:17Aksion simbolik pak para diplomimit të policëve të rinj, “Kush i hëngri kapelat”
  • 13:31​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
  • 13:30Pacolli ndan 130 mijë euro për Odën e Inxhinierëve, pas pezullimit të punës për mungesë fondesh
  • 13:30Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë për prioritetet dhe seancat e ardhshme të Kuvendit