Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, flasin nga KQZ: Do të organizohen me afate tepër të shkurtra kohore

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2025 në 10:06
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, flasin nga KQZ: Do të organizohen me afate tepër të shkurtra kohore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) si kurrë më parë, do të përballet për të katërtën herë me procesin zgjedhor, e këtë herë me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 18 dhjetor, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se ka në dispozicion 37 ditë për ‘i organizuar zgjedhjet, ndryshe nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe ato lokale të 12 tetorit, kur KQZ kishte muaj të tërë kohë për përgatitje, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Afati i subjekteve politike për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore, regjistrimi dhe votimi jashtë Kosovës, koha për deklarim të koalicioneve dhe të gjitha aktivitetet tjera zgjedhore do të organizohen në afate tepër të shkurtra kohore.

“Meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme dhe KQZ ka në dispozicion vetëm 37 ditë për organizimin e tyre, një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë ndryshimi i afateve kohore apo përshtatja e tyre sipas nevojës në pajtim me rrethanat. Kjo është një e drejtë që KQZ-së ia jep Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Pra, të gjitha aktivitetet duhet të organizohen brenda këtyre ditëve”, tha Elezi për Ekonomia Online.

Sipas Elezit, KQZ së shpejti do të vendosë për afatet kohore të të gjitha aktiviteteve zgjedhore, përfshirë edhe kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore për subjektet politike.

“Së shpejti, KQZ do të marrë vendim për caktimin e afateve kohore të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pra, përmes këtij vendimi, KQZ do të caktojë afatin për partitë për të formuar koalicione zgjedhore, afatin për subjektet politike për t’u certifikuar dhe dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, si dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, KQZ do të vendosë për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, afatet për akreditimin e vëzhguesve, e të tjera”, tha Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, janë procesi i katërt zgjedhor brenda vitit, pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale më 12 tetor dhe raundit të dytë më 9 nëntor.

KQZValmir Elezi

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Kelmendi për vendimin e VV-së që të votoj Çitakun dhe Shalën: A kaq naivë i pandehin qytetarët, mendojnë ndoshta që të gjithë në këtë vend hajnë bari!
  • 23:15Sadiku për vendimin e VV-së: Këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje
  • 23:14Arian Tahiri kishte nuhatur “skenarin” e LVV-së për konstituim?
  • 22:53Shpërthim i fuqishëm në qendër të Shkodrës, policia rrethon zonën
  • 22:40Ramadani: Ju kemi thënë se është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor